AOK Lebensbaum
AOK WortmarkeAOK Lebensbaum
Kthehu në faqen kryesore

Deklaratë mbi aksesueshmërinë pa barriera

Shoqata Federale e AOK-së përpiqet t'i bëjë faqet e saja të internetit dhe aplikacionet celulare të aksesueshme pa barriera në përputhje me BITV 2.0 (Rregullorja e teknologjisë së informacionit pa barriera) dhe Ligjit të barazisë për njerëzit me Aftësi të Kufizuara (BGG).

Kjo deklaratë e aksesueshmërisë pa barriera zbatohet për faqen e internetit zuwanderer.aok.de në versionin e saj në gjuhën gjermane.

Statusi i përputhshmërisë me kërkesat

Faqja e internetit është pjesërisht e përputhshme me BITV 2.0 (Rregullorja e teknologjisë së informacionit pa barriera) dhe BGG (Ligjit të barazisë për njerëzit me Aftësi të Kufizuara) për shkak të optimizimeve të mëposhtme që janë ende në pritje.

Përmbajtjet jo të aksueseshme pa barriera

Fatkeqësisht, nuk ka qenë e mundur të ofronim ofertën e faqes aktuale të internetit plotësisht pa barriera. Aktualisht po punohet këtu për të përmirësuar aksesin. Për këtë, megjithatë, ne ju lutemi të keni pak durim, pasi në kuadër të një rihapjeje të planifikuar të faqes së internetit, duhet edhe të ndërmerren ndryshime të gjera në program.

Përmbajtjet e listuara më poshtë nuk janë të aksesueshme pa barriera, për arsyet e përshkruara në vazhdim e sipër

  • Sintaksa strukturore HTML nuk është plotësisht e qëndrueshme.
  • Skema e ngjyrave pjesërisht nuk plotësojnë kontrastin minimal të kërkuar. Kjo vlen edhe për disa gjendje të fokusimit.
  • Qëllimi i lidhjeve nuk mund të identifikohet gjithmonë qartë nga tekstet e linqeve (butonat- "Mehr erfahren“ (Zbulo më shumë).
  • Dokumentet PDF-it aktualisht nuk janë të aksesueshme pa barriera
  • Në kuadër të kërkimit të selisë së degës së shoqërisë nuk del asnjë mesazh gabimi nëse nuk shënohet kodi postar. 

Hartimi i kësaj deklarate mbi aksesueshmërinë pa barriera

Kjo deklaratë është hartuar më datën 2. Shtator 2020.

Testi i konformitetit  është bazuar në 60 hapat e testimit të BITV-së: testen.bitv-test.de/index.php

Deklarata është rishikuar për herë të fundit më datën 2 shtator 2020.

Komentet dhe detajet e kontaktit

Ju mund të na dërgoni ne nëpërmes email-t komente për aksesueshmërinë pa barriera dhe çdo mangësi tjetër eventuale qe zbuloni:

Raportoni barrierën

Kërkesa juaj do të përpunohet nga:

AOK-Bundesverband GbR
Rosenthaler Str. 31
10178 Berlin

Procedurat e zbatimit

Në rast se organet publike nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas BITV 2.0 (Rregullorja e teknologjisë së informacionit pa barriera) dhe BGG-së (Ligjit të barazisë për njerëzit me Aftësi të Kufizuara) edhe pasi të kenë dhënë komente, parashikon BGG-ja një procedurë të udhëhequr nga një bord i pavarur arbitrazhi.

Ju lutemi drejtohuni bordit te arbitrazhit të BGG-së, nëse keni qenë të disfavorizuar nga një dizajn i pamjaftueshëm i aksesueshëm pa barriera i kësaj oferte digjitale:


Bordi i arbitrazhit sipas Ligjit të Barazisë për njerëzit me Aftësi të Kufizuara pranë Zyrtarit të lartë të Qeverisë Federale për Çështjet e njerëzve me Aftësi të Kufizuara

Mauerstrasse 53

10117 Berlin

Telefoni: 030 18 527 2805
Telefaksi: 030 18 527-2901
E-Mail: info(at)schlichtungsstelle-bgg.de 
Interneti: www.schlichtungsstelle-bgg.de