AOK Lebensbaum
AOK WortmarkeAOK Lebensbaum
Kthehu në faqen kryesore

Informacione mbi përpunimin e të dhënave dhe të drejtat tuaja

Të dhënat tuaja janë në duar të sigurta tek AOK-ja, ajo duhet të mbrojë sekretin social (§ 35 SGB (Libri i Kodit Social) I). Nga data 25 maj 2018, zbatohet Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave e Bashkimit Evropian (EU-DSGVO), e cila i forcon edhe më tej të drejtat tuaja si klient. Informacionet e mëposhtme ju japin një pasqyrë të grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave tuaja dhe të drejtave të lidhura me to.

  • Për çfarë dhe mbi çfarë baze ligjore i përpunojmë ne të dhënat tuaja?

    Si bartëse e sigurimit shëndetësor dhe kujdesit afatgjatë të bazuar në solidaritet, AOK-ja ka për detyrë të ruajë shëndetin e të siguruarve të saj, ta rikthejë atë ose përmirësojë gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe të ofrojë ndihmë për njerezit që kanë nevojë për kujdes, të cilët edhe janë të varur nga mbështetja e bazuar në solidaritet për shkak të rëndësis së nevojës që kanë për kujdes afatgjatë.

    Financimi i shërbimeve dhe shpenzimeve  të tjera arrihet me grumbullimin e kontributeve nga punëdhënësit dhe anëtarët.

    Për të qenë në gjendje që të përmbushen këto detyra të përcaktuara me ligj, Shoqata Federale AOK-së përpunon të dhënat e nevojshme për të tillën. Të dhënat tuaja grumbullohen në bazë të detyrimeve ligjore për të bashkëpunuar (shih ndër të tjera, §§ 60 ff të Librit të parë të Kodit Social (SGB I)) ose në bazë të një pëlqimi të dhënë. Përveç kësaj, sipas Librit të Kodit Social, AOK -ja merr të dhëna edhe nga palë të treta (p.sh. nga punëdhënësi juaj ose ofruesit e shërbimeve). Mungesa e bashkëpunimit mund të çojë në disfavore për ju gjatë miratimit të kontributeve përfituese (refuzim ose tërheqje të kontributeve përfituese).

    Për sigurimin shëndetësor, rezulton baza ligjore për përpunimin e të dhënave nga § 284 SGB (Libri i Kodit Soaial) V, ndërsa për sigurimin e kujdesit afatgjat nga § 94 SGB (Libri i Kodit Soaial) XI. Përveç kësaj këtu, Shoqatës Federale të AOK-së i kalohet në përgjegjësi edhe detyra në përputhje me dispozitat e tjera ligjore, për përmbushjen e të cilave edhe duhen përpunuar të dhënat personale.

    Përveç kësaj, Shoqata Federale e AOK-së përpunon të dhënat në bazë të deklaratave të shprehura të pëlqimit (Neni 6 kryerresthi 1a EU-DSGVO-së (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave e Bashkimit Evropian).

  • Cilat të dhëna përpunojmë ne?

    Ne përpunojmë kategoritë e mëposhtme të të dhënave:

    1. Të dhënat personale (p.sh. adresën dhe të dhënat e komunikimit, daten e lindjes)  
    2. Të dhënat e anëtarësimit dhe të inicijimit të tij
    3. Të dhëna për tarifat opsionale dhe programet e bonusit
    4. Të dhëna nga ofruesit e shërbimeve dhe partnerët e tjerë kontraktualë
    5. Të dhëna nga të interesuarit, pjesëmarrësit në lotari
    6. Të dhëna nga aksionet dhe programet
  • Kush do t'i marrë të dhënat tuaja?

    Në kuadër të rregulloreve ligjore të dhënat ju transmetohen rregullisht: bartësve të sigurimeve të pensioneve dhe atyre të aksidenteve, Agjencisë Federale të Punësimit, shërbimit mjekësor të sigurimeve shëndetësore, ofruesve të shërbimeve, bartësve te kontributeve të mirëqenies sociale dhe në kuadër të transaksioneve të pagesave për në institucionet financiare, punëdhënësve dhe qendrave të pagesave. Përveç kësaj më lart, të dhënat mund të transmetohen vetëm në raste të veçanta të përcaktuara me ligj, në përputhje me nenet 67d ff. SGB X (Libri i Kodit Social) (p.sh. autoriteteve policore, administratave bashkiake dhe atyre komunale, autoriteteve tatimore).

    AOK-ja mund t'i përmbushë detyrat e saja ligjore edhe nëpërmes një bartësi tjetër një shërbimi, grupe të punës ose nga ofrues të tjerë shërbimesh (në veçanti përpunuesit kontraktual).

    Shoqata Federale e AOK-së mund të përdorë dhe përpunojë për qellime tjera të dhënat e subjekteve të mbledhura dhe të ruajtura në mënyrë të ligjshme, me sa ekzitson për të njejtën një bazë tjetër ligjore sipas Librit të Kodit Social ose një pëlqimi i shrpehur nga ana e vetë subjektit.

  • Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja?

    Të dhënat ruhen për përmbushjen e detyrave dhe për kohëzgjatjen e periudhave kohore të ruajtjes të përcaktuara me ligj (p.sh. § 110a SGB (Libri i Koit Social) IV, § 304 SGB (Libri i Koit Social) V, § 84 SGB (Libri i Koit Social) X, § 107 SGB (Libri i Koit Social) XI) dhe më pas ato fshihen.